by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka folur për mediat sot pas ngjarjes së rëndë që ndodhi brenda një familje turke që po qëndronte në Prizren.
Një vajzë e mitur, 15 vjeçare, ka mbetur e vdekur nga plagët me thikë që ia shkaktoi babai i saj, ndërsa po ashtu lëndime ka marrë edhe vajza tjetër e mitur, 10 vjeçare, si dhe bashkëshortja e tij.
Kryeziu tha se familja turke po qëndronte në Prizren qe gjashtë muaj dhe se s’ka pasë të raportuar ndonjë rast për dhunë në familje apo vepër tjetër penale, raporton Gazeta KFVA.
“Nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, janë shtetas të huaj dhe mund të konfirmoj se në bazë të informatave zyrtare në këtë banesë ku ka ndodhur ngjarja, ata janë duke banuar qe gjashtë muaj. Me siguri që kanë banuar edhe më herët në Kosovë, por këto janë informatat e para që i ka prokuroria”.
“Nuk kemi pasë të raportuar ndonjë rast apo të ketë qenë në hetime për ndonjë rast çfarëdo qoftë, as për dhunë në familje as për ndonjë rast tjetër”.
Detaje të tjera dha edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë, Faton Alija, i cili familjen e përshkroi si “të rregullt që ka punuar”.
Ai tha se policia ka marrë informatën me telefon dhe se menjëherë iu ka përgjigjur thirrjes dhe se ka provuar bashkë me emergjencën që t’i japë viktimës ndihmën e parë, por ajo s’i ka mbijetuar plagëve.
Alija tha se ndihmë mjekësore kanë pranuar edhe dy viktima tjera, vajza dhe gruaja e të dyshuarit, i cili po ashtu ka lënduar edhe veten dhe tash po merr trajtim mjekësor/
“I dyshuari është nën mbikëqyrje policore. Mjeti është në vendin e ngjarjes, njësitë relevante janë në vend të ngjarjes duke kryer hetimet”.
Ai tha se do të angazhohen për zbardhjen e rrethanave të tjera “që kanë çuar deri këtu”.
“Ka qenë familje e rregullt që ka punuar”, tha ai.
Vajza e mitur, sipas njoftimeve, është transportuar për Prishtinë me shenja jete, shtoi ai.
“I dyshuari ka vetëlëndime, por është jashtë rrezikut për jetën”.
Qeveria në detyrë ka ndarë rreth 1 milion euro për produktet ushqimore pë familjet në nevojë, raporton KFVA. “Propozimi i im është të miratohet 1 milion euro që do të jetë për pakot ushqimore në kuadër të masës 3.4 të pakos”, ka thënë Murati.
Genc Dugolli, djali i ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, është pranuar në pozitën e “ekspertit shqyrtues” në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Në garën për këtë pozitë, ai është vlerësuar me 78.6 pikë nga komisioni përzgjedhës, duke u renditur i dyti, pas Valbona Iballit, e cila ka marrë 89.2 pikë. Organi Shqyrtues
Përderia Ministri i Financave në detyrë Hekuran Murati, mburret e rreh gjoks për dhurimin e 100 eurove si lëmoshë për studentët, ai u frikësua nga komentet që mund ti vijne, andaj edhe i ndali komentet në postimin ku e bëri njoftimin, shkruan Gazeta KFVA. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ky
Trump ka argumentuar se përdorimi i forcave federale është i nevojshëm për të shuar dhunën në qytetet e udhëhequra nga demokratët, për të luftuar krimin dhe për të mbështetur iniciativat e tij për deportim. Disa guvernatorë demokratë e kanë kundërshtuar fuqimisht këtë veprim, duke thënë se është i panevojshëm dhe mund të përshkallëzojë