by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) mbajti konferencë për media me temën “Shtrenjtimi i energjisë elektrike sjell krizë në sektorin privat; Ndikimi në konkurrueshmërinë e bizneseve dhe kërkesat për veprim institucional”.
Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, shprehu shqetësimin e thellë për ndikimin që ka dalja në tregun e lirë të energjisë dhe rritja e çmimit të energjisë elektrike për bizneset vendore.
Ai kërkoi që së paku për një vit të pezullohet vendimi për daljen në tregun e lirë të energjisë dhe rritjen e çmimit të energjisë, pasi që, sipas tij, shumë biznese janë duke shkuar drejt falimentimit.
“Bizneset kanë filluar të marrin ofertat e para dhe ato që kanë marrë janë 200 për qind më shtrenjtë se çmimi i energjisë elektrike që kanë marrë deri sot. Bizneset do të shkojnë drejt falimentimit si rezultat i çmimit të energjisë elektrike, sepse nuk kanë mundësi të ekzistojnë me këtë çmim të energjisë elektrike që po ofrohet nga ana e furnizuesve të licencuar. Ne edhe pranë qeverisë dhe ZRRE-së kemi ngritur shqetësimet dhe kemi kërkuar që dalja në tregun e lirë të energjisë të shtyhet dhe rritja prej 16 për qind të suspendohet. Ka mekanizma që qeveria ta subvencionojë ose të ndihmojë biznesin të kalojë sa më lehtë këtë periudhë të mosdaljes në tregun e lirë të energjisë ”, tha Rafuna.Ai tha se kërkesa e tyre për institucionet e vendit është të pezullohet vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe të pezullohet për së paku një vit që bizneset që kanë të punësuar mbi 50 punëtorë të dalin në tregun e lirë të energjisë.
“Duhet të kuptojnë të gjitha partitë politike që gjendja është shumë shqetësuese sa i përket bizneseve. Duhet pasur parasysh edhe prodhimin. Të dhënat po na tregojnë se prodhimi i Kosovës është duke rënë. Sot kur ende nuk kanë dalë në tregun e lirë të energjisë është duke rënë. Tregu nuk është i mirë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në tregun e BE-së. Shqetësuese është se inflacioni është duke u rritur dhe do t’i godasë qytetarët e Kosovës. Edhe pse në vitin 2024 e kemi mbyllur me 1.6 për qind, menjëherë për katër muaj, inflacioni ka filluar me tendencë rritjeje. Dhe do të shkojë duke u rritur edhe më shumë, nëse do të vazhdohet me këtë kërkesë të dilet në tregun e lirë të energjisë dhe të shkohet me çmimin e rritjes së energjisë për pagesë”, tha ai.
Rafuna tha po ashtu se importi gjatë katër muajve të parë të vitit ka kaluar vlerën prej mbi 2 miliardë eurosh, ndërsa eksporti ka rënë në vetëm 275 milionë euro. Kryetari i OEK-ut tha se bilanci tregtar është thelluar mbi 18.83% në këtë periudhë, çka e konsideroi një tregues alarmues për shkatërrimin e prodhimit vendor.
“Kur jemi te bilanci tregtar i mallrave, këto janë të dhënat zyrtare që janë shumë shqetësuese për të gjithë institucionet e vendit tonë dhe për të gjithë partitë politike që janë prezente në Kuvend dhe kërkojmë që sa më shpejt të themelohen institucionet që të ndërmarrin hapa dhe veprime që ta shpëtojnë biznesin ta shpëtojnë ekonominë e vendit tonë. Shikoni se me çfarë trendi është duke u rritur importi, kurse eksporti është duke na rënë. Importi e ka kaluar vlerën për katër muaj mbi 2 miliardë, ndërsa eksporti ka rënë në 275 milionë. Për këta katër muaj bilanci është thelluar mbi 18.83 për qind afërsisht 19 për qind dhe kjo është shumë shqetësuese se prodhimi ynë është duke humbur territorin. E sa për importin, janë duke na shfrytëzuar të gjitha vendet e rajonit dhe të BE-së dhe më gjerë ku po importojmë. Me këtë çmim të energjisë elektrike nuk do të ketë investitorë, as të brendshëm, as të huaj”, tha Rafuna.
Një regjistrues fluturimi (kutia e zezë) është gjetur në vendin e rrëzimit të avionit të Air India në Ahmedabad, lajmi u konfirmua nga ministri i Aviacionit Civil i Indisë, Ram Mohan Naidu Kinjarapu. Kjo përbën një hap të rëndësishëm për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit që mori jetën e 241 personave nga 242
Rastet e dhunimeve seksuale vazhdojnë të shfaqin një realitet të dhimbshëm në shoqërinë tonë, ku viktimat shpesh mbeten të traumatizuara përballë akteve të tmerrshme që ua shkelin të drejtën themelore për siguri dhe dinjitet. Një rast i tillë i rëndë është raportuar së fundmi në komunën e Podujevës, ku një grua dyshohet se
Sot do të mbahet ceremonia shtetërore për rivarrimin e dëshmorëve të kombit në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Vrellë të Istogut. Këshilli Koordinues për organizimin e rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit njofton se sot do të realizohet ceremonia shtetërore e rivarrosjes së tridhjetë e katër (34) Dëshmorëve të Kombit, e cila do
“Kina dënon shkeljet e sovranitetit, sigurisë dhe integritetit territorial të Iranit” nga Izraeli”, kështu deklaroi i dërguari i OKB-së, Fu Cong, në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së disa orë më parë. Pekini është “seriozisht i shqetësuar” për ndikimin negativ të situatës aktuale në negociatat bërthamore të Iranit, shtoi ai,