by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një tragjedi familjare ka tronditur qytetin e Prizrenit, ku një shtetas turk dyshohet se ka privuar nga jeta vajzën e tij dhe më pas ka tentuar të vetëvritet.
Burime të Gazetës konfirmojnë se personi i dyshuar është Mehmet Görenç, i cili pas aktit makabër ka tentuar të marrë edhe jetën e tij, duke pësuar lëndime të rënda. Ai aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 06.05.2025, në një banesë në qytetin e Prizrenit, ku Görenç dyshohet se e ka vrarë vajzën e tij, për arsye që aktualisht janë objekt hetimi. Vajza ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, forenzika dhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprën penale “Vrasje e rëndë”./KFVA/
Avokatja Brunilda Lika, e cila sot mori pjesë në homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i vrarë dje në krye të detyrës në ambientet e Gjykatës së Apelit, u shpreh e tronditur nga ngjarja. Në një prononcim për mediat, Lika theksoi se ajo ishte brenda godinës së gjykatës në momentin e ngjarjes
Qeveria në detyrë ka ndarë rreth 1 milion euro për produktet ushqimore pë familjet në nevojë, raporton KFVA. “Propozimi i im është të miratohet 1 milion euro që do të jetë për pakot ushqimore në kuadër të masës 3.4 të pakos”, ka thënë Murati.
Genc Dugolli, djali i ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, është pranuar në pozitën e “ekspertit shqyrtues” në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Në garën për këtë pozitë, ai është vlerësuar me 78.6 pikë nga komisioni përzgjedhës, duke u renditur i dyti, pas Valbona Iballit, e cila ka marrë 89.2 pikë. Organi Shqyrtues
Përderia Ministri i Financave në detyrë Hekuran Murati, mburret e rreh gjoks për dhurimin e 100 eurove si lëmoshë për studentët, ai u frikësua nga komentet që mund ti vijne, andaj edhe i ndali komentet në postimin ku e bëri njoftimin, shkruan Gazeta KFVA. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ky