Abdixhiku kërkon qeveri me të gjitha partitë shqiptare dhe me kryeministër unifikues

 

 

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media njoftoi më herët se pas letrës së Albin Kurtit për koalicion qeverisës, LDK s’mund të hyjë në një koalicion të tillë, por propozon qeveri kombëtare të tranzicionit deri në zgjedhjen e presidentit, shkruan Gazeta KFVA.


Abdixhiku njoftoi se LDK-ja nuk mund të bashkëpunojë me VV-në në një koalicion qeverisës, sepse dihen tashmë qëndrimet e kësaj partie për qeverisjen 4-vjeçare të partisë së parë.

Kreu i LDK-së tha se e ka njoftuar Kurtin për këtë iniciativë, teksa tha se duhet të formohet një qeveri me të gjitha partitë shqiptare dhe me një kryeministër unifikues.

“Kuptojeni që jemi në një krizë, dhe partia e parë nuk po tregon vullnet për zgjidhje, përkundrazi, ka një qëndrim bllokues. Takimet duhet të jenë të përbashkëta – duhet të jemi të gjithë bashkë për këto pak muaj që kanë mbetur dhe të rikthejmë demokracinë”, tha ai.

Po ashtu, Abdixhiku njoftoi se e ka marrë pajtimin e Ramush Haradinajt për këtë nismë, teksa tha se pret përgjigje edhe nga partitë tjera.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…