by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Dy persona kanë vdekur dhe 31 të tjerë janë lënduar mëngjesin e së dielës në një aksident trafiku në autostradën Zagreb-Beograd, mes Popovaçës dhe Krizhit, ku u përplasën një makinë dhe një autobus, të dy me targa të Bosnjë e Hercegovinës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Kroacisë, 29 nga të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor në spitale në Zagreb, Sisak dhe Pakrac, përcjell KFVA.
Sipas Radio Televizionit Kroat (HRT), automjeti u përplas fillimisht me një dre, çka bëri që makina të ndalonte në rrugë. Shoferi doli nga mjeti dhe tentoi t’u sinjalizonte automjeteve të tjera që të ngadalësonin, por autobusi që po vinte nga pas nuk arriti ta shihte në kohë dhe u përplas me makinën. Si pasojë, makina theu gardhin mbrojtës dhe doli në korsinë e kundërt, ndërsa autobusi u përmbys.
Ministria kroate e Shëndetësisë njoftoi se në vendin e ngjarjes dolën menjëherë të gjitha shërbimet emergjente, përfshirë nëntë ekipe të ndihmës së shpejtë.
“Shprehim ngushëllime për familjet e viktimave dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë kroate të Shëndetësisë.
Pas përfundimit të hetimeve në vendngjarje, autostrada A3 Bregana-Lipovac është rihapur në të dy drejtimet, njoftoi Klubi Autombilistik i Kroacisë (HAK). Ndërkohë, është raportuar se pas aksidentit është krijuar një kolonë e gjatë e automjeteve të nisura drejt Breganës, dhe kolona ka arritur në rreth 22 kilometra.
Spanja është duke u përballur me 14 zjarre të mëdha dhe autoritetet paralajmëruan të premten se “kushte të pafavorshme” po e bëjnë më të vështirë luftimin tyre. Si pasojë e zjarreve kanë humbur jetën shtatë njerëz këtë muaj në Spanjë. Vala e të nxehtit, që ka zgjatur 12 ditë, dhe erërat nga jugu,
Nasim Haradinaj, në Tëvë1, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se është fajtor për vendimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) që t’u ndalohen vizitat vëllezërve të Hashim Thaçit në Hagë. “Qikjo vrejtja e Albin Kurtit e dha edhe ky një vrejtje që Thaçit po i jepet informacion, po bohen instruksione, dhe ZPS-ja
Dy avionë janë përplasur mëngjesin e së premtes në pistën e Aeroportit të Mançesterit, në një incident që ndodhi rreth orës 06:30 sipas kohës lokale. Një zëdhënës i aeroportit konfirmoi se avioni i kompanisë EasyJet preku me majën e krahut një tjetër avion gjatë lëvizjes në pistë. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qenë zyrtarja e parë që ia ka bërë me dije publikut në Kosovë se Gjykata Speciale në Hagë i ka pranuar disa dokumente të dorëzuara nga autoritetet e Serbisë, si prova materiale. Haxhiu dhe zyrtarë të tjerë në Kosovë kanë reaguar ashpër ndaj vendimit. Gjykata,