Rrahja brenda QKUK-së, mjeku kujdestar: Ka shkuar “luftë”, kemi qenë të rrezikuar

 

 

Dy persona të lënduar pas një përleshje janë dërguar dje për t’u trajtuar në Qendrën Emergjente. Njëri i therur në shpinë e tjetri i lënduar në kokë nga mjetet e forta, iu nënshtruan trajtimit mjekësor.

Rasti nuk përfundoi me kaq. Brenda objektit të Emergjencës  pati përleshje mes disa personave, “miq të viktimave”.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë mjeku kujdestar Avdush Bajgora.

“Kemi qenë të rrezikuar edhe pacientët e tjerë edhe ne si staf. Ka shkuar luftë brenda mes tyre. Nuk më kujtohet saktë se si është zhvilluar rasti, por mezi kemi shpëtuar”, deklaroi Bajgora për Klanin.

“E kemi thirrur policinë dhe sigurimin menjëherë të cilët kanë intervenuar në rast, dhe e kanë vënë nën kontroll. Ne shpesh në këso raste ndihemi të rrezikuar dhe e kemi të pamundur ta zhvillojmë punën tonë. Uroj dhe bëj apel që raste të tilla të mos përsëriten më”, tha ai.

Mjeku kujdestar tutje tha se të lënduarit janë pranuar për trajtim në Kirugjinë Torakale.

“Personat e lënduar mund të them se janë jashtë rrezikut për jetë”, deklaroi ai./ KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…