Rizgjedhja e Albanese: Arbëreshi që udhëheq Australinë, krenari për gjithë shqiptarët

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e uroi sot sryeministrin e rizgjedhur të Australisë, Antonio Albanese, i cili fitoi një mandat të dytë për ta drejtuar vendin.

Begaj shkruan se Shqipëria është krenare që sheh një udhëheqës me rrënjë arbëreshe në krye të një vendi të madh dhe njërit prej partnerëve të saj.

Më tej, kreu i shtetit uroi që bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Australisë të vazhdojë të thellohet në vitet në vijim.

“Urime Kryeministër Antonio Albanese për rizgjedhjen tuaj!

Teksa Shqipëria dhe Australia gëzojnë marrëdhënie të ngrohta dhe miqësore, jemi krenarë të shohim një udhëheqës me rrënjë arbëreshe në krye të një vendi të madh dhe njërit prej partnerëve tanë.

Urojmë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë të thellohet në vitet në vijim.” – shkroi presidenti shqiptar në profilin e tij zyrtar në X.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…