by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Edhe pse afatet ligjore kanë hyrë në fuqi, presidentja Vjosa Osmani ende nuk ka ftuar partitë për konsultime lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Sipas njohësve të procesit zgjedhor, kjo vonesë mund të ndikojë në përgatitjen e zgjedhjeve dhe sipas tyre, situata lidhet me zhvillimet e pazgjidhura në skenën politike.
Presidentja Vjosa Osmani, ende nuk i ka ftuar partitë politike për konsultime lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, përkundër faktit se afati ligjor për një veprim të tillë tashmë ka filluar.
Zyra e Presidencës nuk ka dhënë ndonjë sqarim lidhur këtë çështje.
Zgjedhjet lokale pritet të mbahen mes 17 gushtit dhe 16 nëntorit të këtij viti, sipas afateve të përcaktuara me Ligjin për Zgjedhjet Lokale.
Megjithatë, mungesa e konsultimeve me subjektet politike, sipas hulumtuesit në KDI, Eugen Cakolli, përbën shqetësim lidhur me përgatitjen dhe funksionimin e procesit zgjedhor.
“Unë besoj se ndër arsyet që presidentja ende nuk ka thirrur takimin konsultativ, ndonëse e njëjta ka ende hapësirë për të bërë një gjë të tillë, lidhet me situatën politike sa i përket konstituimit të Kuvendit. Është një lloj sekreti publik që partitë politike duan që, nëse do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ato të mbahen në të njëjtën ditë me ato lokale. Kështu evitohet rreziku i mospjesëmarrjes së qytetarëve për shkak të lodhjes apo mbase empatisë që mund të lindë për shkak të situatës së krijuar politike”, ka deklaruar Cakolli.
Njohësi i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu, vlerëson se bashkimi i zgjedhjeve parlamentare dhe lokale mund të jetë zgjidhje praktike, nëse nuk dilet nga kriza aktuale politike.
Kjo mundësi sipas tij, është një rrugëdalje e mundshme për të shmangur një proces të ndarë elektoral që rrezikon pjesëmarrje të ulët të qytetarëve.
“Procesi i zgjedhjeve lokale është një proces i veçantë që parashihet me Kushtetutë dhe Ligjin për zgjedhjet lokale. Ai ka afate kushtetuese dhe ligjore të tjera. Presidentja duhet të kryejë punën e vet dhe po ashtu KQZ-ja. Por nëse do të ketë marrëveshje politike në këtë ngërç politik që subjektet politike të shkojnë në zgjedhje, atëherë mund të mbahen në të njëjtën kohë zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare”, u shpreh ai.
Ngërçi politik në Kosovë ka hyrë në muajin e tretë që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ndërkohë që Kuvendi i ri ende nuk është konstituuar.
Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve, ka të drejtën të propozojë kryetarin e Kuvendit, por kandidatja e saj, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur të marrë mbështetjen e nevojshme në asnjë nga gjashtë votimet që janë mbajtur deri më tan.
Ukraina paralajmëroi të martën kundër çdo pjesëmarrjeje të trupave të huaja në paradën e Rusisë më 9 maj për të shënuar 80 vjetorin e mposhtjes së Gjermanisë naziste, duke thënë se kjo do të ishte “e papranueshme” dhe do të shihej si ndihmë për Moskën për të “’pastruar’ krimet e saj të luftës”.
Blerim Sallahu nga VV ka bërë reagimin e parë pasi Lumir Abdixhiku e bëri propozimin për Qeveri nacionale të tranzicionit. Ai ka thënë se është jokushtetuese të propozojë dikush nga pozicioni i tretë. Sallahu ka shtuar se kjo dhe format tjera të krijimit të qeverisë i takojnë dikujt tjetër. “Është jokushtetuese të propozosh
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur negativisht letrës së kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, ku ky i fundit i kërkon një koalicion qeverisës VV-LDK, shkruan Gazeta KFVA. Abdixhiku, në letrën e dërguar drejt Kurtit, ndër të tjera thotë se LDK e ka “vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me ju”. Këtë refuzim, Abdixhiku
Ramush Haradinaj ka pranuar propozimin e Lumir Abdixhikut për takim, lidhur me idenë për qeverinë naciolane të tranzicionit. Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar qeveri të tranzicionit me të gjitha partitë shqiptare. Këtë e ka thënë lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë një konference për media. Ai ka pohuar si Ramush Haradinaj është