E dhimbshme: Një i moshuar digjet brenda veturës së tij në Leshan të Suahrekës

 

 

M.G., 82-vjeçar, është gjendur tërësisht i djegur nga zjarri përbrenda një veture në Leshan të Suharekës, tek vendi i quajtur “Tuma”.

Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me datë 04/05/2025, rreth orë 14:24 një përson nëpërmes telefonit ka raportuar policin se në fshatin Leshan, Suharekë, te vendi i quajtur ’’Tuma’’ është duke u djegur një vetur dhe mbrenda veturës gjindet një person i mbuluar nga flaket e zjarrit.

Nga informatat e para dyshohet se te vendi i quajtur ‘’Tuma’’ personi M.G. mashkull 82 vjeçar i cili ishte mbrenda automjetit të tij ishte përfshirë tërsisht nga zjarri, me atë rast përsoni i cili kishte mbetur mbrenda ishte i djegur tërsisht me gjithë veturën në vend të ngjarjes”, tha Bytyqi.

Rasti po hetohet si “hetim i vdekjes” nga policia në Prizren

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…