“A ke parë ndonjë inteligjent”, presidenti i Lacios ofendon lojtarët e tij

 

 

Një video po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Itali, ku shfaqet një tifoz i cili po bën një bisedë me presidentin e Lacios, Klaudio Lotito.

Një telefonatë ku drejtuesi i klubit italian nuk kursehet kundër futbollistëve të tij.

“Lojtarët kanë m** në tru, përndryshe nuk do bënin futbollistin. A ke parë ndonjëherë një lojtar inteligjent? Lojtarët ndahen në katër kategori: normal, të mirë, shumë të mirë dhe kampionë”, tha ai fillimisht.

Më pas ngacmohet për eliminimin e Lacios ndaj Bodo/Glimt dhe aty nuk përmbahet.

“Bodo është një skuadër të mbaruarish. Noslin na kushtoi 18 milionë, e donte trajneri, nuk e kërkova unë. Tani ai më tha “po çfarë i ka ndodhur, vitin e kaluar ishte fenomen””.

Tifozi më pas e pyet për Tçauna që kishte pëlqyer postimin e UEFA-s për kualifikimin e Bodo.

“Ai është me të vërtetë budalla, nuk di as italisht”, përgjigjet Lotito.

Video është shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale dhe ka shtyrë Lotiton të reagonte.

Ai ka shkuar në polici ku ka denoncuar atë që sipas tij është klonimi që dikush i ka bërë celularit të tij.

Sipas Lotitos, çdo gjë është një mashtrim.

Kësisoj, Lotito i ka kërkuar policisë të hetojë këtë ngjarje të rëndë e zbulojë autorët e krimit, si dhe të heqë videon nga rrjetet sociale, pasi e cilëson false dhe mashtrim.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…