Yamal favorit për Topin e Artë, ja pse do të “futet” në histori nëse e fiton

 

 

Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, është tani favoriti kryesor për të fituar Ballon d’Or 2025, sipas vlerësimeve të organizatorëve të basteve, transmeton Gazeta dhe Agjencia e Lajmeve KFVA.

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ku ka qenë vendimtar në ndeshjet e mëdha, Yamal ka kaluar shokun e tij të skuadrës, Raphinha, në garën për çmimin prestigjioz.

Në ndeshjen e fundit të Champions League kundër Inter Milan, 17-vjeçari tregoi një performancë të jashtëzakonshme, duke shënuar një gol spektakolar dhe duke goditur dy herë shtyllën.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, e përshkroi Yamal-in si një “talent që vjen një herë në gjysmë shekulli”.

Nëse vazhdon me këtë formë deri në fund të sezonit dhe ndihmon Barcelonën të fitojë Champions League, La Liga dhe Copa del Rey, ai mund të bëhet fituesi më i ri në histori i Ballon d’Or.

  • Shkrime të ngjashme

    NATO shqyrton krijimin e “Rojës së Arktikut” për t’i zbutur tensionet SHBA–Danimarkë për Grenlandën

    Një nga mënyrat e mundshme për t’i ulur tensionet e tanishme politike mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me të ardhmen e Grenlandës mund të jetë themelimi i një misioni të udhëhequr nga NATO-ja, i quajtur “Roja e Arktikut”.…

    Gjenden të vdekur dy burra në Prizren, Policia nis hetimet

    Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me dy vdekje në Prizren, ku dy burra janë gjetur të vdekur në 24 orët e fundit. Njëri person është gjetur i vdekur në rrugën “Hajdar Shala”, në orët e para të mëngjesit…