Rrahje masive e tifozëve të Hajdukut dhe Dinamos, mbi 100 të arrestuar

Ministria e Brendshme Kroate ka bërë të ditur se më shumë se 100 persona janë ndaluar dhe po hetohen pas një përplasjeje të dhunshme midis grupeve të tifozëve në lagjen Pujanke të Splitit, pak orë para ndeshjes së shumëpritur mes Hajdukut dhe Dinamos të shtunën.

Policia ka nisur hetime penale dhe po kryen inspektim të plotë në vendin e ngjarjes, ndërsa disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Mediat lokale raportojnë se përplasja shpërtheu kur rreth 50 tifozë të maskuar të Dinamos, të njohur si “Bad Blue Boys”, mbërritën në lagjen Pujanke, ku u përballën me tifozët vendas të Hajdukut

Përleshja ndodhi rreth orës 09:15 të mëngjesit, dhe policia arriti shpejt në vendngjarje për të ndalur dhunën dhe për të rikthyer rendin publik.

Policia e Splitit ka shpallur ndeshjen Hajduk–Dinamo, që do të zhvillohet në stadiumin Polud sot në orën 16:00, si ndeshje me rrezik të lartë. Masat e sigurisë janë rritur ndjeshëm dhe autoritetet kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar incidente të tjera.

 

 

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…