Kosovë Lajme

Konjufca u përshëndet e bisedoi me deputetët e PDK-së, Kurti jo – foli më pas me Bylbyl Sokolin

 

 

Kryeministri në detyrë Albin Kurti as sot kur është futur në sallën e seancave plenare nuk është përshëndetur me deputetët e PDK-së, pasi këto dy parti kanë ulëset afër njëra-tjetrës.

Për dallim nga Kurti, në momentin kur është futur në sallë Glauk Konjufca është përshëndetur me deputetët e PDK-së, Memli Krasniqi e  Nait Hasani, shkruan KFVA.

Për një moment Kurti mbetet vetëm dhe e shikon Konjufcën, ndërsa më pas vije në sallë deputeti Bylbyl Sokoli, me të cilin Kurti nis të bisedojë.