Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar VV-në për keqinterpretim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014.

Hasani, i cili e ka shkruar këtë aktgjykim, ka thënë se objekt i aktgjykimit në fjala nuk ka qenë mënyra e votimit të deputetëve.

Në një opinion të tij të botuar në Koha, Hasani ka shkruar se objekt i atij rasti ka qenë vlerësimi i kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Isa Mustafës për kryetar të Kuvendit.

Objekt i këtij aktgjykimi ka qenë vlerësimi i kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Isa Mustafës për kryetar të Kuvendit, i propozuar nga opozita e kohës, një pjesë e së cilës është në pushtetin ekzekutiv, madje si uzurpatorë. Ata që e njohin siç duhet zanatin e juristit, e kuptojnë se çdo aktgjykim ka pjesën operative dhe atë arsyetuese, përveç pjesëve të tjera teknike. Ata zanatlinjtë e mirë e dinë gjithashtu se arsyetimi nuk mund të përdoret veçse në raport me pjesën operative, së cilës i referohet. Në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, për dallim nga ato të gjykatave të rregullta, pjesa operative gjendet në fund. Arsyetimi i aktgjykimeve të Kushtetueses shënohet me paragrafë, të cilët asnjëherë nuk mund të përdoren, siç po ndodh në Kosovë, të izoluar nga pjesa operative dhe nga vetë objekti i kërkesës kryesore të vendosur me aktgjykim. Këtë duhet ta dinë ata që dalin nëpër ekrane televizive dhe nxjerrin paragrafët e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe i interpretojnë sipas dëshirës”, ka shkruar ai.

Ai ka bërë me dije se VV-ja nuk duhet t`i ndajnë paragrafët e aktgjykimit të vitit 2014.

Nga interpretimet e Aktgjykimit të 2014-s, tani dhe në kohën kur është nxjerrë, del se ekzistojnë së paku dhjetë aktgjykime për të njëjtën çështje. Me këtë dua të theksoj shumë qartë se asnjë paragraf nuk ka kuptim të ndarë nga pjesa operative. Në rastin konkret, pjesa operative fare nuk ka të bëjë me mënyrën e votimit, me atë nëse një parti mund të nxjerrë një kandidat për kryetar Kuvendi çdo 48 orë dhe kështu me radhë, por ka të bëjë vetëm me atë nëse zgjedhja e Mustafës, si kandidat i opozitës së asaj kohe, ka qenë kushtetuese. Kaq. Asgjë tjetër”, ka shkruar Hasani, duke shtuar se çështjet aktuale e ngërçit aktual janë krejtësisht të tjera dhe të ndryshme rrënjësisht nga ato të 2014-s.

Related Posts

  •     Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi liderët botërorë lidhur me pjesëmarrjen e tyre të mundshme në ceremoninë tradicionale të 9 majit në Moskë. Ai tha se, për shkak të luftës në vazhdim, Ukraina nuk mund të garantojë sigurinë e askujt që do të udhëtojë drejt kryeqytetit rus për paradën. Sipas Zelenskit, dyshohet se

  •     Gjykata e Apelit në Uashington më 3 maj miratoi pezullimin e vendimit të shkallës së parë në rastin që përfshin gazetarët e Zërit të Amerikës (VOA), duke bllokuar përkohësisht urdhrin që kërkonte rikthimin e tyre në punë dhe vazhdimin e financimit për transmetuesit ndërkombëtar, të financuar nga Shtetet e Bashkuara. Më herët gjatë

  •     Ish-gjenerali i UÇK-së, Sami Lushtaku ka shpalosur histori nga lufta. Lushtaku tha se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk ka qenë asnjëherë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke treguar edhe momentin kur i kishin bërë ftesë që të bëhej pjesë e tyre, por Kurti refuzoi ta merrte pushkën në dorë. “Kurrë, kurrë

  •     Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Gjatë ditës ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, sidomos në zonat malore, raporton MeteoKosova. Era do të fryjë kryesisht nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë lokalisht e fuqishme, me shpejtësi prej 17-49 km/h. Temperaturat minimale