Goditje brutale në tren: Kjo është vajza 27-vjeçare që përfundoi me plagë në kokë, dërgohet urgjentisht në QKMF Drenas

 

 

Një incident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Grabovc të Drenasit, ku një pasagjere është lënduar rëndë si pasojë e një goditjeje me gur, ndërsa ndodhej në një tren që ishte në lëvizje.

Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta, më 03.05.2025, rreth orës 17:00, Policia e Kosovës është njoftuar se një person ishte lënduar dhe kërkohej ndihmë mjekësore urgjente në Stacionin e Trenit në Drenas.

Zyrtarët policorë dhe autoambulanca kanë intervenuar menjëherë. Në vendin e ngjarjes është konstatuar se e lënduara është Shkurtesa Tahiraj, 27 vjeçare, nga Terdeci i Drenasit, e cila ka pësuar lëndime në kokë, pasi u godit nga një gur i hedhur nga persona të panjohur, nga jashtë trenit.

Ngjarja ka ndodhur në kohën kur treni ishte në lëvizje, në afërsi të fshatit Grabovc, ndërsa viktima është transportuar për trajtim në QKMF Drenas.

Për rastin është informuar edhe Stacioni Policor në Obiliq, që mbulon juridiksionin ku ndodhi incidenti. Hetimet janë në vijim për të identifikuar autorët e këtij sulmi të rrezikshëm.

Gazeta dhe Agjencia e Lajmeve KFVA do të vazhdojë të raportojë për zhvillimet e reja rreth këtij rasti shqetësues.

Pamje:

 

© 𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…