Dështoi edhe “episodi i dhjetë” për formimin e institucioneve – Çka do të sjell data 5 maj?

 

 

Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet i pakonstituuar edhe pse sot u shënua përpjekja e dhjetë për ta arritur një gjë të tillë.

Pas propozimit të Vetëvendosjes për t’u formuar një komisionin lidhur me hedhjen e votimit në mënyrë të fshehtë, kjo seancë dështoi shpejt, transmeton Gazeta dhe Agjencia e Lajmeve KFVA.

VV insistoi, por për të dytën herë me radhë nuk ia doli ta formojë këtë trupë.

Ishin PDK, LDK dhe AAK që akuzuan subjektin e udhëhequr nga Albin Kurti, duke ia refuzuar një komision të tillë.

Për pasojë, kryesuesi Avni Dehari ndërpreu menjëherë seancën. E radhës u la për të hënën, pra pas 48-orëve.

Me të përfunduar edhe episodit i dhjetë me mbarim të njëjtë, i njëjtë ishte edhe reagimi i ish-opozitës.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi vazhdon t’i qëndrojë stoik vendimit që Albulena Haxhiu të mos votohet për kryeparlamentare.

“Ua përkujtoj dhe ua përsëris, as herën e parë, as herën e dhjetë, as herën e 100-të nuk kalon Albulena Haxhiu, sepse nuk e meriton ky Kuvend ta ketë në krye një figurë të tillë”, tha ai.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, është e të njëjtit mendim me Krasniqin, kundër votimit të Haxhiut si kryetare e Kuvendit.

“Edhe përkundër faktit që dje ishte një ditë e keqe për Kosovën e në veçanti për komunitetin e tij, ajo që jeni përballur për plot 1 vit. Na vjen keq dhe zotohemi para jush që në emër të LDK do të jeni gardian të lirë, na vjen keq që prej datës 15 prill jemi takuar çdo 48 orë, tash LVV ka vendos strategji, dhe po kërkon votë për një komision për votim të fshehur, që është argumentuar që është shkelje ligjore dhe kushtetuese ndryshimi i votimit. Ne nuk do të votojmë dhe nuk do të bëhemi pjesë e një shkelje të tillë”, u shpreh Bajrami.

Ndërsa Time Kadrijaj e AAK-së thotë se VV-ja nuk i ka votat për ‘lojërat politike që po i bën’.

“Po kërkojnë votë për formimin e një komisioni, ndërsa nuk e kemi emrin e një kandidati. Nuk i kanë lojërat për lojërat e tyre politike që po i bëjnë, dhe nëse nuk ndryshojnë qasje, është lëvizje e VV-së”, tha ajo.

A do të konstituohet Kuvendi në tentativën e 11-të? Drama politike vazhdon të hënën.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…