Barcelona e ka të gatshëm ‘Lamine Yamalin e ardhshëm’ – del në skenë 13-vjeçari nga La Masia/VIDEO

Barcelona mund të ketë zbuluar yllin e saj të ardhshëm. Një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale tregon talentin e jashtëzakonshëm të 13-vjeçarit Adam Qaroual, i cili luan për ekipin Infantil B të akademisë legjendare La Masia, shkruan KFVA..

Në pamjet e publikuara, Qaroual shihet duke dribluar pesë lojtarë kundërshtarë para se të asistojë një gol spektakolar – një lëvizje që ka mahnitur tifozët dhe ekspertët e futbollit.

Akademia La Masia njihet për prodhimin e emrave të mëdhenj si Lionel Messi, Xavi, Iniesta dhe së fundmi Lamine Yamal. Ky i fundit, që u diplomua nga akademia në vitin 2023, ka bërë tashmë 100 paraqitje për ekipin e parë dhe regjistron mesatarisht një kontribut në gol për çdo ndeshje (22 gola dhe 33 asistime).

Tashmë, me talentin e ri Adam Qaroual, Barcelona duket se ka në duart një tjetër diamant të papërpunuar që mund të ndjekë hapat e legjendave të klubit.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…