Tentativa e radhës për Kuvendin: Kosova në pritje të institucioneve që s’po lindin dot

 

 

Deputetët do të mblidhen sërish nesër, në një përpjekje të re për konstituimin e Kuvendit.

Në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi thuhet se seanca konstituive do të vazhdojë nesër në orën 10:00. Në seancën e kaluar pati përpjekje që të ndryshohet mënyra e votimit për Kryetarin e Kuvendit, ashtu që të ketë votim të fshehtë, me fletëvotime fizike. Kjo u kundërshtua nga partitë tjera, që e konsideruan si vendim arbitrar dhe në kundërshtim me rregulloret e Kuvendit.

Propozimi për ndryshimin e formës së votimit erdhi nga Kryesuesi Avni Dehari.

Për këtë propozim, ai është thirrur në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014.

Sipas tij, kjo formë do i hapte rrugë zhbllokimit të procesit.

“Në fillim të seancës kryesuesi Dehari tha se pas disa dështimeve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe marrë parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, për çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, konkretisht paragrafin 124, ku thuhet se votimi mund të jetë i formës së hapur, i fshehtë apo i çfarëdo forme tjetër, bazuar edhe në Rregulloren e punës së Kuvendit dhe me qëllim të hapjes rrugë për zhbllokimin e procesit, forma e duhur që mund të hapë rrugën për konstituimin e Kuvendit është votimi në mënyrë të fshehtë, me fletëvotime fizike”, u tha dje në njoftimin e Kuvendit./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…