Temperatura deri në 29 gradë Celsius, moti për sot dhe fundjavë

 

 

Sot pritet të mbajë mot me intervale më të gjata me diell, teksa temperaturat do të shkojnë deri në 26 gradë Celsius, sipas “Mendimi për motin”.

Pasdite zhvillohen vransira lokale, por me pak gjasa që të shoqërohen me të reshura. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 3-7m/s.

Mot shumë i ngrohtë po parashihet edhe në fundjavë me maksimale që shkojnë deri në 26C e 28C, apo dhe 29C lokalisht.

“Do të mbretërojnë kushte të motit më të qëndrueshëm kryesisht me diell por dhe vransira kalimtare kohëpaskohe. Gjasat për të reshura janë të pakta. Ditëve të para të javës vijuese, vransirat vijnë duke u shtuar mbi vend, e nga dita e martë parashihen edhe mundësi për rrebeshe shiu, që mund të jenë më të përhapura në territor. Temperaturat maksimale ende mbesin të larta ndërmjet 22C e 26C. Minimalet përgjatë kësaj periudhe luhaten ndërmjet 8C e 12C. Nga fundjava erërat ndryshojnë drejtimin në jugperëndimore, mirëpo se më të theksuara do jenë të hënën e të martën, me hove deri në 15m/s”, thuhet në njoftim.

 

 

 

© 𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!

 

 

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…