SHBA’ja tërhiqet nga negociatat për paqe në Ukrainë

 

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga negociatat për paqe në mes Ukrainës dhe Rusisë, raporton “The Telegraph“, përcjell Gazeta dhe Agjencia e lajmeve KFVA

Departamenti i Shtetit ka thënë se tërheqja ka ndodhur pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka refuzuar të nënshkruaj armëpushimin.

Tutje, DASH ka thënë se Kievi dhe Moska duhet të paraqesin tani propozime konkrete për ta përfunduar luftën dhe se duhet të takohen direkt për ta zgjidhur konfliktin.

SHBA-ja ka paralajmëruar më herët se negociatat kanë hyrë në një fazë “kritike”, dhe mungesa e përparimit mund të nënkuptojë tërheqjen e Uashingtonit nga përpjekjet për të ndërmjetësuar përfundimin e konfliktit.

Sekretari, Marc Rubio, tha javën e kaluar se ndonëse është bërë “përparim i vërtetë” në bisedimet për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, “hapat e fundit në këtë udhëtim gjithmonë do të ishin më të vështirët, dhe kjo duhet të ndodhë shpejt”.

Trump, i cili nisi mandatin e dytë në janar, e ka bërë ndër prioritetet kryesore përfundimin e luftës. Ai ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të plotë, si dhe ka kërkuar që Rusia të ndalë sulmet ndaj qyteteve ukrainase.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…