Norvegjia prezanton raketën 400 kg që “tmerron” armiqtë

 

 

Norvegjia ka prezantuar zyrtarisht raketën e avancuar të tipit Joint Strike Missile (JSM), e zhvilluar në bashkëpunim mes kompanisë norvegjeze Kongsberg dhe Shteteve të Bashkuara. Kjo është një raketë kruzer me rreze mbi 500 km, e disenjuar për avionë të gjeneratës së pestë si F-35A, të cilët tashmë janë pjesë e Forcave Ajrore Norvegjeze.

Raketa JSM ka aftësi të larta goditjeje, është e padukshme për radarët, navigon me sisteme GPS dhe inerciale (INS), si edhe përdor kamerë infra të kuqe, duke qenë në gjendje të identifikojë dhe godasë objektiva si anije luftarake, sisteme radari dhe qendra komanduese, edhe në kushte me kundërshtim të fortë ajror.

Norvegjia është shteti i parë që e ka vënë në veprim këtë raketë në flotën e saj F-35A, të cilët janë vendosur tashmë në bazën ajrore Ørland. Lajmi u bë publik nga Forsvarsmateriel, agjencia norvegjeze e pajisjeve ushtarake.

Sipas gjeneralit të brigadës Jarle Nergård, kjo armë përfaqëson një epërsi të madhe në fushëbetejë: “Dikur, kjo aftësi i përkiste vetëm fuqive të mëdha. Sot, Norvegjia është në gjendje të godasë objektiva strategjikë pa ndihmën e aleatëve.”

 

Raketa JSM fluturon në lartësi shumë të ulët, ka lëvizshmëri të lartë në fazën përfundimtare të sulmit dhe është ndërtuar për të funksionuar edhe pa mbështetje nga GPS, duke përdorur njohjen automatike të objektivave.

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…