by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Jusuf Azemi, i cili është kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, ka deklaruar se ngritja e pagës minimale nga Albin Kurti në 350 euro në gushtin e vitit të kaluar u bë vetëm për efekte elektorale.
Sipas tij, paga minimale ligjërisht duhet të mbulojë shpenzimet për jetesë për një familje katër anëtarëshe, derisa të gjithë e dimë se paga prej 350 euro nuk mbulon as shpenzimet minimale për mbijetesë për një familje katër anëtarëshe.
“Paga minimale duhet të mbulojë shpenzimet për jetesë të një familje katër anëtarëshe. Ne e kemi llogaritur shumë thjesht: që brenda ditës nëse një anëtar ha dy bureka, sepse nuk mundet më shumë, brenda ditës katër anëtarë mund të hanë 8 bureka, sepse paga nuk u garanton asgjë më shumë. Për një ditë për këtë ushqim shkojnë 12 euro, derisa për 30 ditë shkojnë 360 euro. Pra, a janë këto institucione të krisura apo janë këta njerëz budallenj që marrin një vendim të tillë që paga të jetë 350 euro? Këtë vendim, pra për caktimin e pagës minimale, Albin Kurti e ka marrë vetë pa u konsultuar me asnjë faktor relevant, siç janë në këtë rast sindikatat,” ka pohuar Azemi në emisionin EURO n’T7.
Përveç këtij problemi, sipas Azemit, në sektorin privat telashe ka vetëm me kompanitë private të cilat i kontrakton shteti, sepse ato japin 370 maksimum për një punëtor pas lidhjes së kontratës me kompani private, e këto të fundit normalisht një pjesë nga kjo e ndalin për fitim të tyre.
Ky problem, sipas tij, nuk është te kompanitë tjera private, ngase trajtimi i punëtorëve është shumë më dinjitoz, si me pagë, ashtu edhe me ushqim apo transport.
“Mesatarja sot e një punëtori që punon dhe paguhet nga kompania private është 30 euro dita, një shujtë dhe transporti. Pra, gjendja në këtë sektor është përmirësuar dukshëm. Kjo nuk është se qeveria e vendit ka marrë ndonjë veprim, por është kryekëput për shkak të nevojave të kompanive private dhe mungesës së fuqisë punëtore. Pra, nuk kemi problem me pronarët që vetë marrin punëtorët për nevoja të tyre, por problem me kompanitë private të cilat shteti i kontrakton për shërbime të ndryshme si të mirëmbajtjes apo sigurimit fizik,” ka pohuar Azemi.
Kreu i punëtorëve të sektorit privat ka thënë se ka ende punëtorë të sigurimit fizik që paguhen me 232 euro në muaj, përkundër faktit se nga 1 tetori paga minimale është 350 euro. Për këtë janë të njoftuar që nga kryeministri e poshtë, por nuk ka asnjë reagim.
Ministrja në dorëheqje e Drejtësisë dhe e propozuara e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka arritur para pak minutash në Kuvendin e Kosovës. Ajo iu është shmangur gazetarëve dhe s’ka dhënë përgjigje në pyetjet e tyre se ai ka siguruar votat për t’u bërë kryetare e Kuvendit. Haxhiu është futur brenda
Ministri në dorëheqje i Financave dhe deputeti Hekuran Murati, pasi mbrëmë ka sugjeruar që të procedohet me votim të fshehtë në seancën e sotme, sot ka arritur në Kuvendin e Kosovës. I pyetur nëse ka ndërruar ndonjë gjë, Murati ka thënë se shpreson që opozita të ketë ndërruar qëndrim për të zhbllokuar procesin.
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka vazhduar ta mbrojë propozimin e VV-së për ndryshimin e formës së votimi për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit. Ndonëse askush nuk e ka përmendur, ajo pretendon brenda partive tjera ka deputetë që me votë të fshehtë do ta votonin Albulena Haxhiun për kryeparlamenatere. Madje, sipas saj, brenda LDK-së,
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në orën 10:00, për të dhjetën herë radhazi në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Seanca e nisur më 15 prill ka pësuar ndërprerje të vazhdueshme për shkak të mospajtimeve politike. Pozicionet e partive politike mbesin të pandryshuara një ditë para vazhdimit të