Trump miraton ndihmën e parë ushtarake për Ukrainën

 

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka miratuar eksportin e parë të pajisjeve ushtarake në drejtim të Ukrainës që prej kohës kur është kthyer në krye të Shtëpisë së Bardhë, ka raportuar The Times.

Administrata Trump e ka informuar Kongresin se planifikon të eksportojë pajisje të mbrojtjes ë Ukrainës përmes shitjeve të drejtpërdrejta komerciale prej 50 milionë dollarë ose më shumë.

Njoftimi u lëshua një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet e rralla ndërmjet Kievit dhe Washingtonit.

Një burim i afërt me Qeverinë ukrainase i ka thënë “The Times” se “mendon që ky është hapi i parë i vullnetit të mirë prej Trumpit pasi që ne përmbushëm atë që ai na kishte kërkuar”.

 

© 𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…