by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Mike Waltz, jep dorëheqjen nga roli i tij, transmeton KFVA.
Mediat raportojnë se zëvendësi i tij, Alex Wong, gjithashtu do të largohet nga posti i tij.
Kjo vjen disa javë pasi Waltz mori përgjegjësinë për një bisedë në grup, në të cilën zyrtarë të lartë planifikuan sulme ushtarake në Jemen, në shoqërinë e një gazetari, i cili ishte shtuar pa dashje.
Ky është anëtari i parë i rëndësishëm i administratës që largohet gjatë mandatit të dytë të Trump.
Michael Waltz, ishte këshilltari i sigurisë kombëtare i Donald Trump. Ai ishte ndër emërimet e para të Trump pas zgjedhjes së tij. Përpara rolit në Shtëpinë e Bardhë, ai ishte kongresmen nga distrikti i gjashtë kongresional i Floridës nga viti 2019 deri sa dha dorëheqjen në janar për të marrë përsipër detyrën e re me Trump.
Në Kongres, ai shërbeu në komitetet e Inteligjencës, Shërbimeve të Armatosura dhe Punëve të Jashtme. Ai më parë ishte oficer në Ushtrinë dhe Gardën Kombëtare të SHBA-së.
Në fund të marsit, kryeredaktori i revistës Atlantic, Jeffrey Goldberg, raportoi se ishte shtuar aksidentalisht në një bisedë në Signal nga një përdorues me emrin Mike Waltz.
Në këtë bisedë ishin zyrtarë të lartë të administratës, të identifikuar si Zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth.
Goldberg thotë se pa plane ushtarake të klasifikuara për sulme ajrore amerikane në Jemen, duke përfshirë paketa me armë, objektiva dhe kohëzgjatje, dy orë para se të bien bombat.
Fillimisht, Waltz tha se nuk e dinte se si Goldberg u përfshi në bisedë, por mori “përgjegjësinë e plotë” në një intervistë me Fox News, pasi tha se ai ishte personi që “e ndërtoi grupin”.
Burimet i thanë partnerit amerikan të BBC-së, CBS News, dhe gazetës Guardian se Waltz ishte përpjekur të shtonte një zëdhënës të lartë në bisedën e Signal kur pa dashje shtoi Goldberg në vend të tij.
Ata thanë se hetuesit zbuluan se numri i Goldberg ishte ruajtur aksidentalisht në telefonin e Waltz si një kontakt alternativ për zëdhënësin e sigurisë kombëtare, Brian Hughes.
Presidenti Trump në fund tha se do ta “shqyrtonte” çështjen.
Kolona të gjata janë regjistruar sot në disa pika kufitare të Kosovës në dalje të vendit. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet më të gjata po shënohen në pikën kufitare të Merdarës, ku koha e pritjes arrin deri në 5 orë e 30 minuta. Në Muçibabë pritjet janë rreth 2 orë, ndërsa
Bisedimet midis presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin në Alaska, nuk do të kufizohen vetëm në Ukrainë dhe çështjet ekonomike, sipas negociatorit kryesor rus Kirill Dmitriev. “Ne po punojmë gjithashtu për rivendosjen e marrëdhënieve midis Rusisë dhe SHBA-së, kështu që është e rëndësishme që jo vetëm çështjet ekonomike të
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është deklaruar para takimit që ai pritet të zhvillojë me liderin rus Vladimir Putin. Presidenti amerikan ka thënë se ai dëshiron të shoh një armëpushim në Ukrainë ‘’sa më shpejt’’ “Dua të shoh një armëpushim sa më shpejt,” tha Trump, duke shtuar se “nuk
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si