Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Kreu i VV’së, Albin Kurti teksa është në siklet të numrave për konstituimin e Kuvendit, ka sulmuar PDK’në, LDK’në dhe AAK’në nëpërmjet ish-kandidatit për deputet Hysamedin Ferajt.

Ky i fundit ka publikuar një status plot ‘helm’ në Facebook, për partitë.

Duke aluduar që LDK e refuzoi takimin me Kurtin Feraj  thotë se kjo parti ‘PDK’së dhe Serbisë ia fal vrasjen, ndërsa VV’së nuk ia fal epitetin hajvan’.

Në fund, ai përmend edhe kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn, duke thënë se ‘ai ia fal krimet Serbisë, pa ia kërkuar Serbia’.

“Sqimatare LDK-ja! Vrasjen ia fal PDK-së (dhe Serbisë), por kurrë nuk ia fal epitetin hajvan LVV-së. Harrova: edhe Ramushi ia ka fal krimet Sebisë pa ia kërkuar Serbia!”, shkroi Feraj.

LDK’ja dje refuzoi ftesën e Kurtit për takim, para seancës së sotme të Kuvendit ndërsa PDK ka shkuar, por takimi vetëm ka konfirmuar pozicionet që mbajnë këto dy subjekte.

 

© 𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!

Related Posts