• Fri. Oct 10th, 2025

“Shoqëri aksionare”, Zemaj i përgjigjet Pecit: I mjeri ai që e ka lëshu LDK-në dhe akoma e ka dashurinë për të

Bykfvanews

May 1, 2025

 

 

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj para seancës konstituive, i është përgjigjur Faton Pecit i cili LDK-në e quajti “shoqëri aksionare”, shkruan KFVA.

Sipas Zemajt, mjer ai që nuk është më pjesë e LDK-së.

“I mjeri ai i cili e ka lëshu LDK-në dhe akoma e ka atë dashurinë për LDK-në, por ky është realitet tjetër. LDK ka organet e saj, ka deputetët e saj. Për përgjigjet tjera shihemi në seancë”, tha deputeti i LDK-së.

I pyetur për kërkesën e Pecit për të votuar kandidaturën e tyre për Kryeparlamentar, Zemaj tha se do ishte i fundit që do t’i përgjigjej.

“Prej 120 deputetëve është i fundit që ju kisha përgjigj”, tha Zemaj.

Deputeti dhe një nga kryetarët e Listës Guxo, Faton Peci e quan LDK-në “shoqëri aksionare”.

“LDK kam përshtypjen që është shndërru në një shoqëri aksionare, sikur është e privatizume dhe varet se çka thonë aksionarët. Duke qenë se kam qenë një kohë të gjatë pjesë e LDK-së, ajo në të cilën është angazhu LDK në të kaluarën, nuk ka të bëj me këtë sot. Imagjinoni nëse ndjeket ky diskurs i LDK-së, ku refuzohet zhbllokimi i Kuvendit dhe institucioneve”, tha ai.

 

 

© 𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *