by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryesimin e seancës konstituive e mori si më i moçmi, por Avni Dehari u përdor disa herë nga partia në të cilën bën pjesë – Vetëvendosje. Një herë e ndërpreu seancën pavarësisht se pati kuorum, e një herë tjetër VV e “detyroi” atë që në mungesë votash të mos e nxjerrë fare në votim propozimin për kryeparlamentar. Sot u shfrytëzua edhe një herë për një gjë që u cilësua si arbitrare – kërkesën për ta ndryshuar procedurën e votimit, transmeton KFVA.
Sipas rregullores së Kuvendit, seancën konstituive e drejton deputeti më i vjetër i zgjedhur i ndihmuar nga deputeti më i ri. Kësisoj Avni Deharit i ka rënë hise që ta kryesojë seancën konstituive që ka filluar më 15 prill dhe akoma po vazhdon çdo 48 orë pasi VV s’po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.
Dehari është kritikuar që instrumentalizohet nga VV në tri raste.
Më 17 prill pavarësisht se pati kuorum, Avni Dehari e ndëpreu seancën duke thënë se “nuk pati konsensus” në konsultimet që i thirri paraprakisht me përfaqësuesit e partive politike.
“Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën konsultimin. Fatkeqësisht nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, në orën 12:00 më 19 prill 2025, me shpresë që deri atëherë të ketë pajtueshmëri”, tha ai.
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi tha se ndjen keqardhje për Deharin, pasi sipas tij ai është keqpërdorur për interes politik.
“Sot është keqpërdor një e drejtë ligjore që i takon deputetit më të vjetër. Në kuptimin politik është bërë një uzurpim i kësaj të drejte, dhe sot Kuvendi i Kosovës përmes një deputeti që ka rastis të jetë më i vjetëri është shndërru në një instancë partiake, i ka shërby një partie, VV dhe koalicionit të saj. Unë personalisht në kuptimin njerëzor ndjej keqardhje për Deharin, është e pamoralshme dhe jonjerëzore me keqpërdor një njeri të shtyrë në moshë, për një interes krejtësisht të vogël politik, për me tentu me u mshef mas një arsyetimit banal kinse na duhet një konsensus”, tha ai.
Ndërsa, në vazhdimin e seancës konstituive më 21 prill pasi Glauk Konjufca duke u thirrur në deklarimet publike të kundërshtarëve konstatoi se Haxhiu s’i merr 61 vota, kërkoi kohë shtesë. Kjo kërkesë sigurisht që iu plotësua nga Dehari.
Pa e hedhur fare në votimin propozimin për Albulena Haxhiun kryeparlamentare, Dehari e shtyu seancën për më 23 prill.
Pas ndërprerjes së seancës, Shefja e Grupit Parlamentar të LDK’së, Hykmete Bajrami, tha se është shkelur rregullorja e Kuvendit të Kosovës. Ajo tha se është dashur të procedohet me emër e pastaj me votim.
“Në kuvend sapo u konstatua se u shkel edhe një herë rregullorja e kuvendit për faktin se ishim në një proces të votimit dhe krejt çfarë ishte autorizuar VV ishte që të propozojë emrin. Ish dashur të procedohet me emër dhe pastaj me votim”, tha ajo.
Ndërsa Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se Dehari veproi në mënyrë arbitrare.
“Rendi i ditës i seancës konstituive është i paracaktuar dhe nuk mund të ndryshohet apo të anashkalohet. Kryesuesi i seancës konstituive veproi në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me obligimet kushtetuese duke e ndërprerë seancën pa lejuar zhvillimin e votimit. Votimi i deputetëve nuk mund të paragjykohet mbi bazën e deklarimeve në media. Kjo është përpjekje e qëllimit për të bllokuar konstituimin e Kuvendit.”
Një ngjarje “e paprecedentë” ndodhi edhe sot. Pasi e verifikoi që ka kuorum, Dehari kërkoi që votimi për kryetar të kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë, gjë që s’u përkrah nga opozita pasi tashmë procedura ka nisur me votime të hapura.
“Me qëllim të hapjes rrugë për zhbllokimin e procesit, konsideroj që forma e duhur që mund t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit është votimi në mënyrë të fshehtë me vletëvotime fizike”, tha Dehari.
Në foltore doli i pari i PDK’së, Memli Krasniqi, i cili tha se Dehari po keqpërdoret.
“Ju edhe mund ta impononi në mënyrë arbitare përmes kryesuesit, që po e keqpërdorni në çdo seancë për çka ndjej keqardhje për të personalisht..”, tha Krasniqi sot.
Nga KDI thanë se ndryshimi i mënyrës së votimit në mes të seancës përbën shkelje të parimeve procedurale dhe një precedent të rrezikshëm për funksionimin e Kuvendit. KDI shtoi se ky propozim nuk kishte bazë në Rregulloren e Kuvendit.
Ndërsa Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se Dehari s’ka të drejtë të dalë jashtë skenarit të Sekretariatit të Kuvendit, dhe se, ky propozim është qasje arbitrare dhe se që e njëjta nuk do të duhej të ndodhte.
”Nuk lejohet votimi me votë të fshehtë në këtë fazë. Kryesuesi nuk ka të drejtë të dal jashtë skenarit të Sekretariatit të Kuvendit. Kjo qasje është arbitrare dhe nuk do të duhej të ndodhte”, ka shkruar.
Marrëveshja e re e nënshkruar midis SHBA-së dhe Ukrainës i hap derën Uashingtonit për të pasur akses në burimet natyrore të vendit të shkatërruar nga lufta, ndërsa krijon një mekanizëm investimi që synon të sigurojë mbështetje afatgjatë për Kievin. Pavarësisht presioneve disa asimetrike dhe ekstreme, mbi Kievin, Donald Trump po merr atë që
Albin Kurti, në mesazhin për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve theksoi përparimin e bërë në rritjen e punësimit dhe përmirësimin e kushteve të punës në Kosovë, raporton Gazeta KFVA. Ai përmendi uljen e papunësisë nga mbi 25% në më pak se 11%, rritjen e pagës minimale, si dhe trefishimin e numrit të inspektorëve të
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka miratuar eksportin e parë të pajisjeve ushtarake në drejtim të Ukrainës që prej kohës kur është kthyer në krye të Shtëpisë së Bardhë, ka raportuar The Times. Administrata Trump e ka informuar Kongresin se planifikon të eksportojë pajisje të mbrojtjes ë Ukrainës përmes shitjeve
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas shpërthimit të veturës së ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari, duke e cilësuar aktin si kriminal dhe të papranueshëm. Në një postim në Facebook, Kurti theksoi se krimi i organizuar dhe aktet me elemente terroriste nuk do