Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

Ditën e premtë mbeten ende kushte të qëndrueshme meteorologjike. Do të ketë intervale më të gjata me diell, derisa pasdite zhvillohen vransira lokale, por me pak gjasa që të shoqërohen me të reshura. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 3-7m/s.

Temperaturat lehtazi në rritje, shkojnë deri në 24C e 26C, maksimalet, e minimalet luhaten ndërmjet 7C e 10C.

Mot shumë i ngrohtë po parashihet në fundjavë me maksimale që shkojnë deri në 26C e 28C, apo dhe 29C lokalisht. Do të mbretërojnë kushte të motit më të qëndrueshëm kryesisht me diell por dhe vransira kalimtare kohëpaskohe. Gjasat për të reshura janë të pakta. Ditëve të para të javës vijuese, vransirat vijnë duke u shtuar mbi vend, e nga dita e martë parashihen edhe mundësi për rrebeshe shiu, që mund të jenë më të përhapura në territor. Temperaturat maksimale ende mbesin të larta ndërmjet 22C e 26C. Minimalet përgjatë kësaj periudhe luhaten ndërmjet 8C e 12C. Nga fundjava erërat ndryshojnë drejtimin në jugperëndimore, mirëpo se më të theksuara do jenë të hënën e të martën, me hove deri në 15m/s./Mendimi për motin.

 

© 𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!

Related Posts