Më pranë luftës së kurrë! Avionët nga Pakistani, India mbyll hapësirën ajrore!

 

 

Në mesin e tensioneve të larta që po bëjnë të flitet për erë lufte mes Pakistanit dhe Indisë, kjo e fundit njoftoi mbylljen e hapësirës së saj ajrore për avionët nga vendi fqinj, përfshirë fluturimet komerciale.

Mbyllja, që hyri në fuqi mesnatën e së mërkurës, do të zgjasë deri më 23 maj, e ndërkohë një hap të ngjashëm kishte hedhur pak ditë më parë edhe Pakistani pas vrasjes së 26 personave gjatë një sulmi kundër turistëve në rajonin e Kashmirit. Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif ka këmbëngulur në një telefonate me Sekretarin amerikan të shtetit Marco Rubio se i kundërshton kategorikisht përpjekjet e Indisë “për ta lidhur Pakistanin me këtë incident”.

Pas ngjarjes së Kashmirit, megjithatë, shërbimi sekret pakistanez pohon se India është në prag të ndërmarrjes së një sulmi ushtarak, e madje Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khavaja Muhammad Asif, përmendi madje edhe fjalën armë bërthamore.

Asif, u tha gazetarëve të Reuters-it në kryeqytetin e vendit Islamabad, se forcat e armatosura ishin në gatishmëri të lartë. Por se, Pakistani, sipas tij,  do t’i përdorë armët e veta bërthamore vetëm “nëse do të ketë një kërcënim të drejtpërdrejtë për ekzistencën e tij”.

 

© 𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…