Limaj: Kryetari i Kuvendit zgjedhet me vota të hapura – kjo që ndodhi sot nuk është në praktikën e parlamentare

 

 

Kreu i NISMA’s, Fatmir Limaj, është deklaruar para mediave pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, shkruan KFVA.

Limaj komentoi mënyrën e ndryshimit të votimit të sotëm për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Ai thotë se kjo që ndodhi sot nuk është në praktikën e parlamentare.

“Kjo që ndodhi sot nuk është në praktikën e parlamentare. Gjithmonë kryetarët e Kuvendit janë zgjedhur me vota të hapura. Përvec që nuk është me përputhjen me praktikën parlamentare, kur votimi fillon – në mes të saj nuk mund të ndryshohet forma e votimit. Dhe, mendoj se duhet ti kthehemi praktikës dhe rregullave parlamentare. Kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët duhet të zgjedhen me vota të hapura dhe nuk mund të ndryshohet.

Po më vjen mirë që atë që kam thënë para dy muajve, që njerëzit duhet të takohen dhe të bashkëbisedojnë – sot pas një muaji ndodhi. Takimet e tilla duhet të ndodhin. Politika kështu bëhet.

Po më vjen mirë që atë që e kam thënë para dy muajve që për tema nacionale duhet të dialogohet”, tha Limaj. /

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…