by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se votimi i fshehtë është i paraparë për seanca plenare.
“Votimi i fshehtë është i paraparë për seancat plenare, të cilat janë seanca të rregullta pune gjatë gjithë mandatit të Kuvendit. Seanca konstituive, nga ana tjetër, është seanca e parë, themeluese e Kuvendit pas zgjedhjeve, me një rend dite të paracaktuar dhe me rregulla që nuk mund të ndryshohen gjatë zhvillimit të saj.”
Sipas tij kjo mënyrë e votimit në seancë konstituive krijon hapësirë për manipulime dhe blerje votash.
”Duke llogaritur se përmes votimit të fshehtë mund të sigurohen vota që nuk u siguruan në votim të hapur, kjo krijon hapësirë për manipulime dhe blerje të mundshme votash, duke e shndërruar procesin në një akt të korruptuar. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit në këtë mënyrë do të përbënte një veprim të papranueshëm dhe të ulët në aspektin politik.”
Krasniqi ka shtuar se VV po abuzon me të drejtën për të propozuar kandidatin për kryekuvendar.
“Lëvizja Vetëvendosje, në këtë rast, duket qartë se po abuzon me të drejtën për të propozuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit. Këtë të drejtë duket tashmë që veçse e ka humbur, ashtu siç ka humbur sot edhe besimin e dhënë nga PDK, e cila kishte besuar në një zgjidhje përmes dialogut.”
Krasniqi tha se VV duhet ta ndërrojë propozimin për kryetar kuvendi ose partitë tjera të provokojnë një vendim për të këkruar interpretim nga Gjykata Kushtetuese.
“VV duhet përfundimisht ose të propozojë një kandidat tjetër konsensual nga radhët e veta, ose partitë e tjera duhet të ndërmarrin hapa për të provokuar një vendim për të kërkuar pastaj interpretim nga Gjykata Kushtetuese, me qëllim që të gjendet një zgjidhje në përputhje me rendin kushtetues.”
© 𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!
Kryesimin e seancës konstituive e mori si më i moçmi, por Avni Dehari u përdor disa herë nga partia në të cilën bën pjesë – Vetëvendosje. Një herë e ndërpreu seancën pavarësisht se pati kuorum, e një herë tjetër VV e “detyroi” atë që në mungesë votash të mos e nxjerrë fare në votim
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Mike Waltz, jep dorëheqjen nga roli i tij, transmeton KFVA. Mediat raportojnë se zëvendësi i tij, Alex Wong, gjithashtu do të largohet nga posti i tij. Kjo vjen disa javë pasi Waltz mori përgjegjësinë për një bisedë në grup, në të cilën zyrtarë të lartë planifikuan sulme ushtarake në
Më 1 maj 2011, Presidenti Barack Obama njoftoi vdekjen e Osama bin Ladenit gjatë një operacioni komando-amerikan, i cili u zhvillua në Abbottabad, Pakistan, në orët e para të mëngjesit të 2 majit sipas kohës lokale. Gjithashtu në këtë datë: Në vitin 1866, në Memfis të Tenesit shpërthyen tre ditë trazirash të lidhura
Një stuhi pluhuri me shtrirje të gjerë, e shkaktuar nga një sistem sezonal me presion të ulët khamsin, përfshiu nëntë vende arabe të mërkurën, duke thelluar krizën në Gaza dhe duke shkaktuar alarme në të gjithë rajonin. Gaza, e cila tashmë përballet me vitin e dytë të gjenocidit nën bombardimet dhe bllokadën izraelite,