by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një histori tipike për skenar telenovelash spanjolle ka eskaluar në rrahje mes dy zyrtareve të shtetit, brenda një institucioni po ashtu shtetëror të Kosovës. Incidenti i dhunës fizike ka ndodhur dje paradite në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.
Gazeta merr vesh se dy zyrtare shtetërore janë rrahur dje mes vete. Dyshimet janë se gjithçka ndodhi për një burrë, që po ashtu sipas informacioneve është zyrtar shtetëror në një ministri tjetër.
Gjithçka nisi kur njëra prej tyre, zyrtare e një Ministrie shkoi në vendin e punës së tjetër, në AIP, dhe e sulmoi atë fizikisht.
Incidentin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, që rastin po e trajtojnë si “sulm ndaj personit zyrtar”.
“Më datë 30.04.2025, rreth orës 10:15 është pranuar informata për një sulm fizik në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka intervistuar palët e përfshira, dhe dyshimet janë ngritur se ngjarja ka rrjedhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme që palët kishin mes vete. Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe hetimi vijon në procedurë të rregullt”, ka konfirmuar për gazetën Reporteri.net, zëdhënësi Agron Borovci.
Gazeta të enjten, ka provuar të kontaktojë përmes telefoni me Drejtoreshën e AIP, Lumnije Demi, për ta konfirmuar rastin, mirëpo e njëjta s’është përgjigjur në thirrjen e mediumit.
Mediumi ka dërguar pyetje edhe në adresë të AIP, që drejtohet nga Krenare Sogojeva Dërmaku, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka marrë përgjigje, duke pasur parasysh se dita e sotme është ditë pushimi.
© 𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas shpërthimit të veturës së ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari, duke e cilësuar aktin si kriminal dhe të papranueshëm. Në një postim në Facebook, Kurti theksoi se krimi i organizuar dhe aktet me elemente terroriste nuk do
Ditën e premtë mbeten ende kushte të qëndrueshme meteorologjike. Do të ketë intervale më të gjata me diell, derisa pasdite zhvillohen vransira lokale, por me pak gjasa që të shoqërohen me të reshura. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 3-7m/s. Temperaturat lehtazi në rritje, shkojnë deri në 24C e 26C, maksimalet,
Muhamed Lika nuk ishte i vetmi oficer policie në ndërtesën ku banonte. Disa kate më poshtë ndërtesës së tij banon edhe familja e Sabedin Laqit. Ky, me të dëgjuar krismat e plumbave reagoi. “Kam dëgjuar tri krisma, pas 3-5 sekondave krisma tjetër. Edhe është dëgju një piskamë, mos ta përmendi. Nja 5 herë
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër pas paralajmërimeve të fundit të bëra publike nga ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit, duke i cilësuar ato si një sinjal të rëndë dhe alarmues për drejtësinë dhe vetë shtetin e Kosovës. Sipas kësaj organizate, deklaratat e ekipit mbrojtës që paralajmërojnë