• Fri. Oct 10th, 2025

Haziri thumbon Pecin: Asnjëherë nuk kemi ble bari të rriqrave në vend të zëvendësimeve, e ke gërrye politikisht LDK’në

Bykfvanews

May 1, 2025

 

 

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, është deklaruar para vazhdimit të seancës konstituive, lidhur me mospjesëmarrjen e LDK’së në takimin e thirurr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Haziri tha se LDK’ja nuk merr pjesë në takime vetëm sa për të marrë pjesë, por vetëm për të kryer punë.

Ai tha se po qe se LDK’ja do të ishte në pozitën e Vetëvendosjes, çështja e Kuvendit dhe Qeverisë do ishte kryer para pesë javësh, shkruan Reporteri.net.

“Nuk ka nevojë të ketë takim politik për procedura siç po thotë z. Kurti…Nuk shkohet në takim për të drejtën e fitume dhe natyrisht këtu po mungon një marrëveshje politike që partia e parë duhet me realizu për Kuvend apo Qeveri sido që e kanë planin…Me pas qenë LDK’ja në këtë pozitë, ne para pesë jave e kishim përmbyllë edhe Kuvendin edhe Qeverinë, edhe çështjen e Presidentes e kishim zbardh”, tha Haziri.

Sipas tij, s’ka vullnet politik për të gjetur zgjidhje.

“Ne shkojmë në takim vetëm për me kry punë”, shtoi Haziri.

Ai shtoi se Kryetarja e Kuvendit zgjedhet vetëm me votë dhe për këtë duhet të ketë marrëveshje politike

Haziri ka komentuar edhe deklaratën e Faton Pecit, i cili e quajti LDK’në “shoqëri aksionare”. Haziri tha se disa që kanë dalë nga kjo parti e kanë “gërryer” LDK’në, duke aluduar për Pecin.

“Po njerëzit që dalin prej LDK’së nuk i marrin vlerat me vete, po së paku duhet me iu marr kujtimet e mira me vete. LDK’ja asnjëherë nuk ka ble bari të rriqnave në vend të zëvendësimeve tjera dhe nuk u fëlliq politika me situate të tilla.  Ju kisha lut me qenë shumë të kujdesshëm në këtë raport se LDK’ja është institucion politik ku shumë njerëz janë rrit, janë eduku, e pjekë politikisht. Por, ka edhe shumë të tillë që e kanë konsumu LDK’në e kanë shfrytëzu LDK’në, jo si trampolinë politike por e kanë gërry politikisht LDK’në për motive politike. Nëse u ec kështu, le tu ec…Vlera nuk kanë marrë, por interesa politike”, deklaroi ai.

 

© 𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *