by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami pas dështimit të seancës konstituive ka thënë se sot u bë edhe një shkelje tjetër, ku në mes të procesit u kërkua që të ndryshohet forma e votimit për Kryeparlamentarin, shkruan KFVA.
Sipas saj, Rregullorja e përcakton edhe formën e fshehtë por para se të nis procesi.
“Shpreh keqardhjen tonë për dështimin e radhës në konstituimin e Kuvendit. Pos dështimeve sot u bë edhe një shkelje tjetër me arbitraritet me një proces të votimit që tashmë ka filluar. U tentua të ndryshohet mënyra e votimit. Në fakt, Rregullorja e Kuvendit përcakton mënyrat e votimit, që është mënyra e fsheht dhe e hapur por në fillim të procesit përcaktohet. S’ka ndodhur në histori të institucioneve të Kosovës të ndryshohet procesi pasi të ketë filluar”, tha ajo.
Deputetja e LDK-së tha se VV-ja po refuzon të konstituoje institucionet, veç për shkak emrit të Albulena Haxhiut.
“Ne sot flasim për një emër të vetëm, atë të Haxhiut. Ata që kanë votuar VV-në duhet ta dinë që jemi duke shkuar drejt një proces të zgjedhjeve, jo sepse si parti politike nuk po pajtohemi se si ta adresojmë inflacionin, apo si ta luftojmë mafinë energjetike, apo mënyrën e arsimit apo papunësinë, por sepse partia fituese e cila i ka 48 ulëse në Kuvend e ka një problem të vetëm, në emrin e Albulena Haxhiut. Dhe në qoftëse shkojmë në zgjedhje, shkojmë sepse VV po refuzon të konstituojë institucionet, po dëshiron t’i përsërisim zgjedhjet për ta bërë Haxhiun Kryetarpalemtnare”.
Ajo theksoi se Haxhiut s’do të bëhet Kryetare e Kuvendit me votat e LDK-së, ndërsa përsëritit se s’bëjnë marrëveshje politike me VV-në.
“S’dëshirojmë të kemi marrëveshje politike me VV-në, ka qenë edhe arsyeja që s’kemi marrë pjesë në takim. Pse me marrë pjesë kur na diktohet se si të votojmë”, tha ajo para gazetarëve.
© 𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!
Amerika merr fitoren e parë në Ukrainë. Uashingtoni dhe Kievi kanë nënshkruar një marrëveshje për të ndarë fitimet nga shitja e ardhshme e rezervave minerale të Ukrainës, pas muajsh negociatash të tensionuara. Të dyja vendet kanë rënë dakord të krijojnë një fond investimesh për rindërtim për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës nga
Ka dështuar edhe tentativa e sotme për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës. Kjo ishte seanca e nëntë me radhë çdo 48 orë, që nga 15 prilli. Në seancën e sotme, VV-ja propozuar që këtë herë votimi për kryeparlamentarin të bëhet me votë të fshehtë. Kjo është kundërshtuar nga të
Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Malejzisë, me ftesë të Kryeministrit YAB Dato’ Seri Anwar Ibrahim. Në Kuala Lumpur, Osmani është pritur me një ceremoni zyrtare në kompleksin shtetëror Bunga Raya. Osmani do të takohet me Kryeministrin Anwar Ibrahim në Kompleksin qeveritar Perdana Putra në Putrajaya, pas të cilit do
Gjykata Supreme ka vendosur t’i lirojë katër pelegrinët që u arrestuan në Gjakovë ditë më parë. Të njëjtit ishin arrestuar për armëmbajtje pa leje, përcjell KFVA. Ministri në detyrë, Sveçla, kishte thënë se të njëjtit, kishin edhe harta e fotografi të terroristëve të Banjskës. Në vendimin e Gjykatës Supreme të publikuar nga gazetari