Sindikalistët do të protestojnë më 1 maj, kërkojnë rritje të pagave

 

Përfaqësues të punëtorëve të sektorit publik në Kosovë kanë paralajmëruar protesta më 1 maj.

Protesta do të nis në orën 12:00 dhe do të ketë në fokus ngritjen e pagave, themelimin e Gjykatës së Punës, respektimin e të drejtave të punës, zbatimin e marrëveshjes kolektive e çështje të tjera.Kryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica ngriti shqetësime për kushtet në të cilat po punojnë punëtorët në Kosovë, derisa tha se pagat janë të ulëta.

“Shporta e konsumatorit është ngritur, paga është ulur në përqindje, andaj kërkesa jonë kryesore është ngritja e pagave. Punëtorët e KEK-ut vdesin në vendin e punës si rezultat i sëmundjeve profesionale dhe nuk paguhet as rrezikshmëria. Pagat e tyre janë të ulëta për punën që e bëjnë”, deklaroi ai.

Edhe Ibrahim Januzi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës shprehu pakënaqësitë e minatorëve në lidhje me kushtet e punës.

“Është e domosdoshme të shprehim pakënaqësitë tona. Data 1 maj shënon thirrje për protestë. Është e domosdoshme që të gjithë ata që janë të pakënaqur të shprehin pakënaqësitë e tyre”, shtoi ai.

Sindikalistë e përfaqësues të iniciativave që po kundërshtojnë ngritjen e çmimeve në Kosovë thanë se ngritja e çmimit të energjisë elektrike dhe vala e re e ngritjeve të çmimeve nga bizneset ua kanë rënduar kushtet ekonomike punëtorëve në vend. Andaj edhe bënë thirrje që të punohet drejt rritjes së pagave./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…