by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës, ka shprehur shqetësim për vonesën e formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
SBASHK në reagimin e tyre thotë se Qeveria në largim për katër vite i ka injoruar kërkesat e mësimdhënësve, duke përfshirë këtu Ligjin për Pagat dhe Skemat Pensionale, ndërkohë që çmimet e produkteve esenciale janë rritur 20%.
“Qeveria në detyrë, e cila për katër vite ka injoruar kërkesat legjitime të mësimdhënësve – përfshirë Kontratën Kolektive, Ligjin për Pagat dhe Skemat Pensionale – vazhdon të funksionojë në mënyrë të njëanshme, duke përjashtuar përfaqësuesit e punëtorëve nga vendimmarrja. Ndërkohë, çmimet e produkteve esenciale,përfshirë qumështin dhe bukën, janë rritur deri në 20%, pa asnjë masë mbështetëse nga qeveria”, thuhet në reagim.
Kjo sindikatë tutje në reagim thekson se e konsideron këtë papërgjegjësi të dyfishtë – institucionale dhe sociale.
“Po ashtu, bllokimi i institucioneve nga kryeministri i dorëhequr dhe refuzimi i bashkëpunimit politik për zgjidhje të krizës, dëshmojnë për mungesë serioziteti dhe përkushtimi ndaj interesit publik. Kërkesa e SBASHK-ut është e qartë: Të formohen menjëherë institucionet legjitime; Të rifillojë dialogu sindikal dhe institucional me përfaqësuesit e mësimdhënësve; Të adresohen me urgjencë kërkesat tona dhe të ndërmerren masa kundër rritjes së çmimeve”, thuhet tutje në reagim.
© 𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!
Sot i është shpërthyer vetura private e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të QKUK’së, Osman Hajdari. Ai para mediave ka thënë se nuk ka obligime ndaj askujt. “Nuk kam kurrfarë obligimi ndaj askujt kam ardhë në punë si çdo ditë. Për çdo gjë referojuni komunikatës, sepse çdo gjë që them mos po i
Përfaqësues të punëtorëve të sektorit publik në Kosovë kanë paralajmëruar protesta më 1 maj. Protesta do të nis në orën 12:00 dhe do të ketë në fokus ngritjen e pagave, themelimin e Gjykatës së Punës, respektimin e të drejtave të punës, zbatimin e marrëveshjes kolektive e çështje të tjera.Kryetari i Sindikatës së Re Korporata
Instituti GAP publikoi raportin e ri “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë: Potenciali i papërdorur i fuqisë punëtore joaktive”. Gjetjet e raportit u prezantuan në kuadër të diskutimit të Forumit të Platformës për Dialog Publiko-Privat të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime (KKEI) mbi zhvillimin e fuqisë punëtore. Gjetjet e këtij raporti tregojnë se tregu
Vetura e U.D të Drejtorit të QKUK’së, Osman Hajdari, ka shpërthyer sot në parkingun e QKUK, shkruan Gazeta dhe Agjencia e Lajmeve KFVA. Lajmi është konfirmuar nga SHSKUK, ku është bërë me dije se për rastin është njoftuar Policia. Në njoftim thuhet se rasti ka ndodhur derisa po fillonte mbledhja e Bordit. Rrethanat janë