Rohde kërkon konstituimin e shpejtë të Kuvendit: Çështjet shtetërore duhet të vijnë para politikave partiake

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se në takimin me presidenten Osmani ka shprehur shqetësimin për vonesat në konsitutimin e kuvendit dhe formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai ka thënë se çështjet shtetërore duhet të vijnë gjithmonë para politikës partiake.

“Në takimin me presidenten Osmani, shpreha shqetësimin tim në rritje për vonesat në finalizimin e seancës konstituive të Parlamentit dhe formimin e një qeverie pas zgjedhjeve. Në peizazhin global që ndryshon me shpejtësi sot, veprimi i shpejtë është i domosdoshëm – çështjet shtetërore duhet të vijnë gjithmonë para politikës partiake”, ka shkruar Rohd

Tentativa e tetë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka dështuar sërish të martën e 29 prillit. Një tentativë e re, e nënta me radhë në këtë drejtim, do të bëhet nesër.

Kjo pritet të jetë seanca e nëntë, çdo 48 orë, që nga 15 prilli.

Kandidatja për kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu për të gjashtën herë ka dështuar të zgjidhjet në krye të këtij institucioni, por emri i saj pritet të jetë sërish i propozuar për postin e kryekuvendares. Deri më tani nga VV-ja nuk ka sinjale për ndryshim qëndrimesh.

PDK, LDK dhe AAK disa herë i kanë kërkuar VV-së që ta ndërrojë kandidaten. Madje, janë përmendur disa emra që deputetë të partive tjera kanë shprehur gatishmërinë t’i votojnë.

Zyrtarë të këtyre partive, kanë përsëritur edhe mbrëmë se nuk ka ndryshim të qëndrimeve./

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…