Pacolli mbështet “pazaret për vota” të Konjufcës: Praktikë e shëndetshme demokratike sipas saj|!

 

 

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gani Geci dje, deklaroi se nënkryetari i LVV’së, Glauk Konjufca ka pasur një komunikim me të, ku e ka pyetur se çfarë po kërkon në këmbim të votës së deputetes Marigona Geci.

Komunikimin e konfirmoi edhe Ilir Kërçeli, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka qenë edhe këshilltar i Glauk Konjuca.

E deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka dalë në mbrojtje të telefonatës së Glauk Konjufcës bërë Gani Gecit për t’i kërkuar votën e vajzës së tij – deputetes së LDK-së, Marigona Gecit – për postin e kryeparlamentarit.

Pacolli e sheh situatën “krejtësisht legjitime” dhe “të pranueshme” që opozitës t’i kërkohet mbështetje – madje edhe individualisht.

“Është krejtësisht legjitime dhe e pranueshme që deputetëve të opozitës t’u kërkohet, edhe në mënyrë individuale, të mbështesin zgjedhjen e Kryeparlamentarit. E rëndësishme është se, ndryshe nga e kaluara, sot nuk përdoren më terminale apo burime shtetërore për të siguruar vota. Kjo përfaqëson një praktikë të shëndetshme demokratike, por fatkeqësisht nuk vlerësohet si e tillë nga disa “analistë”, të cilët nuk udhëhiqen nga parimet e analizës së paanshme, por nga interesat e atyre që i shpërblejnë me përfitime të mëdha financiare”, ka shkruar ajo. ndër të tjera.

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…