Kurti zgjat dorën pas viteve heshtje: Sot dy kacija për një premtim që fle prej kohësh!

 

 

Në vitin 2021, Albin Kurti i Vetëvendosjes e pati nisur fushatën me premtimin për banim të përballueshëm.

Ky projekt i cili synohej gjithqysh të kryhej për 4 mijë familje brenda këtij mandati të Vetëvendosjes, me qeverisje absolute, nuk e bëri.

“Para të gjitha familjeve dhe prindërve, zotohem se do të punoj për të iu mbështetur në sigurimin e banimit të përballueshëm për çdo kategori të shoqërisë.Për çiftet e reja, gratë kryefamiljarë, por edhe shërbyesit publik, vetëm gjatë mandatit të parë të qeverisjes do të iu mundësojmë banim të përballueshëm për 4 mijë familje”, pati thënë Kurti.

Ndërsa, tek tani si deputet, Albin Kurti ka vendosur që t’i hedh dy kacija dhe, për të shkuar drejt këtij premtimi të tij dicavjeçar.

Albin Kurti, bashkë me ish ministrin e infrastrukturës, Liburn Aliu, sot do të vendosin gurthemelin e projektit të Banimit të Përballueshëm dhe Social në Istog.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, ceremonia do të mbahet në orën 09:00.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, vendosin gurthemelin e projektit të Banimit të Përballueshëm dhe Social”, thuhet në njoftim.

 

© 𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…