Haziri: Nëse duhet vota e 61, unë ia jap nesër, nëse nuk ka lidhje me marrëveshje tjera politike

 

 

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se është i gatshëm të japë votën për kryetarin e Kuvendit, por vetëm nëse e konsideron të nevojshme dhe pa kushte politike. Ai ka theksuar se do të votonte edhe për Albulena Haxhiun, nëse është i bindur se është e nevojshme dhe nuk ka lidhje me marrëveshje të tjera politike.

“Nëse i duhet vota e 61, unë ia jap nesër për kryetarin e Kuvendit, kushdo që propozohet”, ka deklaruar ai.

“Nuk kushtëzohet me raportet tjera. Kam guximin politik të dal dhe të votoj nëse besoj se duhet bërë kjo votë”, ka shtuar ai.

Ai theksoi se, nëse një deputet nuk mund të fitojë besimin e kolegëve të tij, kjo është një shenjë se askush nuk beson në kapacitetin e kreut të LVV-së për të udhëhequr.

“Me vetë faktin që prej 120 deputetëve nuk mundet me  u gjet me besim me mirëbesim dikush që po ta jap votën se ty të besoj, tregon qartë se asnjë njeri nuk i beson në kapacitet që i përfaqëson ti sot. Së pari, nuk ka të bëjë emri i zonjës që është propozuar, sepse ajo është zgjedhur. Duhet t’i besosh propozuesit. Nuk i besoj dhe askush tjetër”, ka deklaruar Haziri.

 

 

© 𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…