Deputetët marrin 750€ rrogë për 40 minuta punë, Bahtiri: Ta shoh njëherë sa më kanë dalë, pastaj ju tregoj a do t’i kthej apo do t’i mbaj

 

 

Prej 19 prillit e deri me sot, Kuvendi i Republikës ka “shkëlqyer’ me efikasitetin e tij legjendar”.

Plot 6 seanca janë mbajtur… me një kohë totale pune prej 39 minuta e 18 sekonda! Ose 2,358 sekonda ‘pune intensive’ parlamentare.

Dhe për këtë deputetët do të shpërblehen me rreth 750 euro bruto për kokë! Kjo do të thotë se një minutë e vetme e “punës” se një deputeti i kushton qytetarëve 18 euro e 93 cent.

Ndërsa çdo sekonde… 32 cent.

Me 2 sekonda pune, një deputet fiton sa një qytetar paguan për një bukë. Me 6 sekonda, sa një makiato në Prishtinë – pa sheqer, por me pak piper nga populli.

Dhe me vetëm 18 minuta, deputeti arrin te arkëtoje sa paga minimale mujore në Kosovë.

I pyetur nëse e ka ndërmend ta marr ose refuzojë pagën e fituar për më pak se 40 minuta, deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri pos tjerash ka deklaruar: Ta shoh njëherë sa më kanë dalë, pastaj ju tregoj a do t’i kthej apo do t’i mbaj.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…