Alarm në tryezat tona: Dyshohet për qumësht me salmonellë nga Shqipëria – reagimi urgjent i AUV-së në Kosovë!

 

Ditë më parë, në mediat vendore dhe ato të Shqipërisë qarkulluan informacionet se qumështi i prodhuar nga “Lufra” dhe “Erzeni” është cilësuar se përmban salmonellë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar se në Kosovë nuk ka importe të qumështit nga këto dy kompani.

Në një deklarim për media, zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, deklaroi se nga këto dy kompani importohen vetëm produkte të fermentuara si: jogurti, dhalla, kosi, e të tjera, e që iu nënshtrohen kontrolleve të rregullta dhe testohen sipas planit të kontrolleve zyrtare dhe mostrimit.

“Këto kanë të paraparë mundësinë e ndryshimit bazuar ne analize te rrezikut. Aktualisht i kemi ngrite masat e kontrollit për qumësht dhe produkte te qumështit ne fushën e sigurisë ushqimore në import”, deklaron Thaçi.

Ai thotë se AUV-i ka inspektuar edhe depon e subjektit distributor, ku janë marrë dy mostra të paketuara nga qumështorja “Lufra”.

“Si AUV nuk kemi pranuar ndonjë ankesë, por si dyshime te ngritura kemi vetëm publikimet e lajmeve në media. Dje është inspektuar depoja e subjektit distributor dhe janë marrë dy mostra të paketuara nga qumështorja Lufra, të cilat janë dërguar për analiza në Aflatoksin” përfundoi ai.

 

© 𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…