Tmerr në Gjinekologji: Gruaja me probleme mendore kërkon abort, dyshohet për akt monstruoz dhunimi!

 

Burime të Gazetes brenda Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë kanë bërë të ditur se mëngjesin e sotëm është paraqitur një rast shqetësues që ka ngritur alarmin mes stafit mjekësor dhe autoriteteve.

Sipas informatave të siguruara, një grua 31-vjeçare nga një fshat (emër i njohur për redaksinë) i komunës së Vitisë, e cila sipas mjekëve vuan nga probleme të theksuara mendore, ka kërkuar abort në këtë institucion.

Pas ekzaminimit mjekësor është konstatuar se ajo është shtatzënë, por nuk ka ofruar asnjë informacion për identitetin e babait të fëmijës.

Ky fakt ka ngritur dyshime serioze se mund të kemi të bëjmë me një rast të dhunimit, pasi gjendja mendore e saj nuk e bën të aftë për të dhënë pëlqim të vetëdijshëm, e aq më pak për të ruajtur apo komunikuar të dhëna mbi marrëdhëniet e saj intime.

Menjëherë pas këtij alarmi mjekësor, stafi i Klinikës ka raportuar rastin në Polici.

Burimet e gazetes konfirmojnë se Prokurori kujdestar është njoftuar dhe ka autorizuar që rasti të trajtohet nga Hetimet Rajonale si rast i dyshuar për dhunim.

Gruaja është ende e shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, ndërsa hetimet kanë nisur për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar nëse është konsumuar ndonjë vepër penale, për të cilën përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.

Gazeta KFVA do të vijojë të përcjellë nga afër këtë rast që ka tronditur stafin mjekësor dhe po trajtohet si prioritet i lartë nga autoritetet hetimore./ KFVAgency.com/

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…