Skandal në ujësjellësin e Gjilanit: Zyrtari zbulon testin, kandidati shkon i përgatitur – përfundon në mbajtje

 

 

Një zyrtar i KRU “Hidromorava” në Gjilan është dërguar në mbajtje pasi po dyshohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtare”, shkruan Gazeta KFVA

41-vjeçari dyshohet se sa ishte caktuar anëtar i një komisioni në procedurat e dy konkursve për punësim, i ka dhënë pyetje-përgjigjet e testit me shkrim, duke favorizuar një kandidat që do t’i nënshtrohej këtij testimi.

Njoftimi:

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK) Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Gjilan, gjatë zhvillimit të hetimeve rreth një rasti, kanë siguruar prova të besueshme se zyrtarë të KRU ,,Hidromorava’’ në Gjilan kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare.

Dyshohet se anëtarë të komisionit të kësaj kompanie, të caktuar për zhvillimin e procedurave të dy konkurseve për punësim, i kanë dhënë pyetjet-përgjigjet e testit me shkrim, duke e favorizuar njërin prej kandidatëve i cili të nesërmen do t’i nënshtrohej këtij testi me shkrim.

Sot me datën 29.04.2025 ne zyrat e NJHRKEK-Gjilan, janë intervistuar anëtaret e komisionit në cilësinë e të dyshuarave në prezencën e avokatit sipas detyrës zyrtare, gjate intervistave është kuptuar se i dyshuari V.M., (viti i lindjes 1984, mashkull kosovar), ia kishte dhëne pyetjet e testit me shkrim paraprakisht një kandidati.

Me këto veprime është krijuar dyshim i bazuar se i dyshuari V.M., (anëtar i komisionit) ka kryer veprën penale të “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtare”.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, ndërsa katër të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt .

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…