Rama: Seanca për planin zhvillimor dështoi, s’i patëm numrat

 

 

Ka reaguar kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama pasi dështoi seanca e jashtëzakonshme.

Rama para gazetarëve ka thënë se nuk u vendos në diskutim publik plani zhvillimor komunal, pasi nuk patën numrat e nevojshëm.

“E patë edhe sot që ne kemi ftuar seancën e jashtëzakonshme për me e qitë në diskutim publik planin zhvillimor komunal, por nuk i patëm numrat që të na mundësojnë që ky plan me rëndësi të madhe, nuk i patëm asamblistët e mjaftueshëm që ky dokument të dalë për diskutim publik.

Kështu që ne do të vazhdojmë të tentojmë që ta fusim në diskutim publik edhe herën e radhës dhe do t’ju lajmërojmë për seancën e radhës” – u shpreh ai.

Theksojmë se sot ishte paraparë të diskutohej projekt-dokumenti i Planit Zhvillimor Komunal 2025-2033.

Edhe në përpjekjen e dytë për të mbajtur këtë seancë nuk kishte kuorum për të vazhduar punimin, pasi nuk morën pjesë asamblistët e LVV-së dhe PDK-së.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…