Panik dhe kaos në Manchester: Avioni rrëzohet në aeroport, ka të plagosur!

 

 

Një aeroplan i vogël u rrëzua ditën e stome në aeroportin e Manchesterit, në Britani, duke lënë të plagosur rëndë dy persona, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas raportimeve të para, avioni pësoi defekt në motor në fund të pistës, çka dyshohet të ketë shkaktuar rrëzimin. Dëshmitarë okularë pohuan se mjeti fluturues është përmbysur dhe ka pasur rrjedhje të karburantit pas incidentit.

Autoritetet ndërhynë menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit dhe për të parandaluar ndonjë shpërthim të mundshëm.

Sipas ‘Manchester Evening News’, një nga personat e përfshirë po lufton për jetën në spital. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e sakta të aksidentit./ KFVAgency.com/

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…