Osmani takohet me Shefin e EULEX-it, Presidenca jep detaje

 

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, shkruan Gazeta dhe Agjencia e Lajmeve KFVA.

Në njoftimin e lëshuar nga Preisdenca thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit në vend.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Shefin e EULEX-it, z. Giovanni Pietro Barbano. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit në vend. Të dy palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, në kuadër të mandatit teknik të këtij misioni për monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie. Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e institucioneve të vendit për bashkëpunim konstruktiv me EULEX-in, në funksion të forcimit të rendit kushtetues dhe të sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…