Mustafa tha se Osmani duhet “të merret me punët e shtëpisë”, ish-deputeti Meta i reagon: Merru me nipat e mbesat

Ish-deputeti I partisë “Guxo”, Burim Meta, i ka reaguar ish-kryetarit të LDK’së, Isa Mustafës, i cili mbrëmë duke folur për Presidenten Vjosa Osmani, tha se “do duhej të heqë dorë nga shetitjet dhe të merret me punët e shtëpisë”, duke e lidhur me ngërçin e krijuar në Kuvend.

Meta ka thënë se Mustafa duhet të merret me “nipat e mbesat”, meqë sipas tij, “çdo deklaratë e tij vetëm e kujton opinionin publik për dëmin që i ka bërë Kosovës”.

“Sot, kur Presidentja Vjosa Osmani ka mbështetjen e 81% të qytetarëve për një mandat të dytë sipas IRI (Instituti Republikan Amerikan) e kur përfaqësues ndërkombëtar deri te Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s na tregojnë sa respektohet  Presidentja jonë në botë, Isa Mustafa nuk ka më as mbështetje publike, as dinjitet politik”, ka shkruar Meta.

Mustafa deklaroi mbrëmë se Presidentja do duhej të punojë për të gjetur rrugëdalje për bllokadën në Kuvend.

“Situata, veçmas te zgjedhja e kryeparlamentarit, sa i përket zgjidhjes që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese në vitin 2014 mund të zvarritet në pafundësi. Nga kjo situatë dilet me zgjidhje politike e jo me norma juridike. S’mund të flas se cili është autoriteti i presidentes tek subjektet politike tani, duke e pasur parasysh se ajo ka qenë tepër e lidhur me VV-në deri në fund të vitit të kaluar. Por do duhej të heqë dorë nga shetitjet dhe të merret me punët e shtëpisë”, tha Mustafa.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…