Kryesuesi i Trustit ndër më të pasurit në Kosovë, disa shtëpi e banesa dhe kripto në vlerë të mbi 14 milionë €

 

 Kryesuesi i Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Emanuel Bajra, rezulton të jetë një nga udhëheqësit më të pasur në institucionet publike të Kosovës.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar të dhënat e deklaruara nga Bajra, të cilat përfshijnë pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, aksione, kriptovaluta, para të gatshme dhe të ardhura vjetore.

Bajra, i emëruar në korrik të vitit 2023, ka deklaruar se posedon dy shtëpi dhe dy banesa të blera gjatë periudhës 2017–2025, me një vlerë totale mbi 2 milionë euro, raporton KFVA.

Sa i përket pasurisë së luajtshme, ai ka raportuar dy vetura, metale të çmuara, një bibliotekë dhe orendi të ndryshme.

Në deklarimin e tij figurojnë edhe disa kriptovaluta, të cilat i ka blerë për 35 mijë euro, por që tashmë kapin vlerën mbi 14 milionë euro.

Po ashtu, Bajra ka të deklaruara mbi 500 mijë funta para të gatshme, të cilat i ka siguruar nga kursimet dhe të ardhurat.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…