Haziri: Presidentja të rrijë në këndin e vet, mos të përzihet

 

 

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë para mediave se presidentja e vendit nuk e ka asnjë detyrë për të zgjidhur këtë bllokadë, raporton KFVA.

Sipas Hazirit, Osmani duhet të qëndrojë në pozitën e vet, dhe mos të ngatërrohet në punët e konstituimit.

Haziri ka shtuar se deputetët s’po mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre për tejkalim të situatës.

“E drejta politike për të propozuar s’do të thotë e drejtë absolute. Marrëveshja politike është e pritshme, do të duhej të ndodhte por kjo s’po ndodh…Seanca e parë ka qenë e nevojshme për ta tejkaluar këtë, lërë më e dyta. Ky është problem serioz politik”, është shprehur Haziri.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…